HYRJELAJMESHOWBIZSherri i madh me rivalët! Noizy lirohet pasi u arrestua mbrëmë nga...

Sherri i madh me rivalët! Noizy lirohet pasi u arrestua mbrëmë nga policia, zbulohet gjoba e majme që pagoi

Reperi Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë.

Burime të Gazetës Express kanë mësuar se reperi është liruar pasi ka paguar një gjobë. Arre.stimi i tij ka ardhur si shkak i një urdhërese nga gjykata.

Ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata. Ndërkohë, pista e parë ku dyshohet është sherri i fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman. Më 13 shtator të vitit 2016, në parkingun para një hoteli në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë këtu edhe Noizyn, i cili përfundoi në spital, ku iu hoq një p lumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërsa Visar Shala, i njohur në tregun e muzikës me nofkën ‘Skivi’, ishte vetëm dëshmitar në këtë proces gjyqësor. Në atë kohë, Cozman pagoi një gjobë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa Noizy u la i lirë. Mesa duket pas gjashtë viteve, policia ka shoqëruar Noizyn lidhur me sherrin e madh.

Pak më parë u raportua se ai është liruar pasi ka paguar një gjobë prej 2000 mijë eurosh. E menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i reperit. Ai përmes një story në profilin e tij në Instagram ka postuar një video tek shihet në një ashensor.

Reperi nuk ka vendosur të e flasë asnjë fjalë por si duket me story-n e tij ka treguar që tashmë është liruar. Noizy ditë më parë është kthyer nga Zvricra pasi ka qëndruar nën shoqërinë e reperit Mozzik dhe aktorit Blerim Destani.

TE TJERA

spot_img