HYRJELAJMERAJONIOu...! Kriza energjitike prek shtëpinë e Kryeministrit: Mbrëmë jam ngrohur me batanije

Ou…! Kriza energjitike prek shtëpinë e Kryeministrit: Mbrëmë jam ngrohur me batanije

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se vendi është duke u përballur me një krizë energjitike.

Teksa ishte duke mbajtur konferencën Kurti është pyetur se me çfarë ngrohej në shtëpi nga një gazetare.

Kryeministri i Kosovës, deklaroi se kur ka shkuar mbrëmë vonë në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Bëhet me dije se Kurti gjatë konferencës ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU.

“Ishte me leverdi të vidhej nga KEKU, se sa të investohet. Ne jemi në krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për toke por do ta ngrisim në këmbë”, pohoi ai.

TE TJERA

spot_img