I mbani mend/ Këta janë ciftet më të famshëm të krijuar në shtëpinë e Big Brother

Edhe pse kanë kaluar gati 10 vite që prej edicionit të parë të “Big Brother”, shumë prej personazheve i kemi ende të freskët në mendje, pasi vazhdojnë të mbeten pjesë e televizionit.

Nëse kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë se çdo edicion i tij veç batutave dhe grindjeve, ka sjellë krijimin e çifteve, qofshin ato të përkohshëm ose edhe lidhje afatgjata.

Najada (Noçja) dhe Olsi

Të parët që nisën një histori dashurie në Big Brother do të ishin Najada, (e quajtur ndryshe Noçja) dhe Olsi. Ky i fundit kishte lënë jashtë të dashurën e tij, me të cilën i dha fund lidhjes kur njohu Najadën. Pavarësisht së çifti pati disa ulje-ngritje në historinë e tyre të dashurisë, lidhja e tyre përfundoi disa kohë më vonë.

Alma dhe Shkëlqimi

Ata u njohën në shtëpinë e Big Brother, ku edhe ra në sy një pëlqim mes tyre, por nuk shkuan më tej. Pas daljes, Alma dhe Çimi nisën një histori dashurie dhe jo vetëm kaq, por u zhvendosën në Itali për t’u bërë prindër të një vajzë. Thuhet se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Anaidi dhe Joana

Të nesërmen e daljes nga shtëpia e Big Brother Albania 6, fituesi Anaid Kaloti do t’i shokonte të gjithë me deklaratën e tij: “Jam single”. Ai pohoi se lidhja me Joanën kishte marrë fund. Joana u kthye te partneri i saj, e ndarë për shkak të lidhjes me Anaidin, ndërsa ky i fundit ka nisur një histori dashurie me një modele të njohur.

Arditi dhe Xhuli

Xhuli dhe Arditi u lidhën brenda shtëpisë, por tashmë nuk janë më bashkë. Të dy ish-konkurrentët jepnin deklarata të shumta kundër njeri-tjetrit nëpër gazeta, por asnjëherë nuk u kuptua arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre.

Adelajda dhe Bjordi

U konsideruan si një ndër çiftet më të dashur në historikun e Big Brother. Pas daljes nga shtëpia, lidhja e Adelajda Xhamanit dhe Bjordi Mezinit vazhdoi për disa vite. Ata bashkëjetuan disa kohë në Tiranë dhe u panë në disa kopertina revistash, por edhe lidhja e tyre mori fund. Adelajda është ndarë nga jeta.

Ermali dhe Françeska

Pas daljes nga shtëpia, çifti pohonte nëpër gazeta se lidhja e tyre ishte më e bukur jashtë, e madje edhe se familjet e tyre ishin takuar. Por çfarë ndodhi që gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet? Mediat rozë flisnin se mes çiftit pati një tradhti. Lidhja mes Ermalit dhe Françeskës (asokohe 18 vjeç) zgjati vetëm pak javë pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

Marjeli dhe Mirjeta

Të lidhur brenda shtëpisë, Marjeli dhe Mirjeta nuk e vazhduan gjatë lidhjen e tyre. Ai u largua drejt Italisë, ndërsa Mirjeta vazhdoi jetën e saj në Londër. Kjo e fundit e harroi historinë në shtëpinë e Big-ut dhe u martua me një tjetër djalë.

Ogreni dhe Neda

Të dy u sulmuan shumë brenda shtëpisë e madje edhe për lidhjen e tyre, por ata i demonstruan të kundërtën, tashmë janë bërprindër. Ogreni dhe Neda ishin të vetmit që vazhduan lidhjen edhe jashtë shtëpisë së famshme dhe janë çifti me lidhjen më afatgjatë të këtij spektakli.

Seldi dhe Domenika

Lidhja mes Seldit dhe Domenikës nuk zgjati shumë pas daljes nga shtëpia. Pasi i dha fund historisë së tyre, çifti bëri një sërë deklaratash në mediat sociale mbi shkaqet e ndarjes.

Arjoni dhe Anjeza

Një histori jo me shumë bujë do të ishte edhe ajo midis Arjonit dhe Anjezës. Çifti u lidh dhe u nda brenda shtëpisë së Big Brother, pa komentuar arsyet e ndarjes.

Jetmiri dhe Rrezarta

Lidhja mes konkurrentes nga Kosova dhe fituesit të edicionit të tretë ndoshta nuk pati bujën e madhe të lidhjeve të tjera, për shkak edhe të intervistave jo të shumta. Pas disa muajsh heshtje dhe asnjë shfaqje mediatike të çiftit në faqet e shtypit rozë, çifti deklaroi se ishin ndarë. Kjo ndarje erdhi disa muaj pasi ata kishin nisur një bashkëjetesë në Tiranë, e cila nuk funksionoi.

Bertina dhe Erjoni

Historia e tyre e dashurisë do të niste brenda shtëpisë për të vazhduar edhe jashtë saj. Bertina dhe Erjoni vendosën t’i japin fund marrëdhënies së tyre pas afro dy vitesh.

Ermela dhe Ervini

Fituesja e Big Brother Albania 4 do të niste një histori me Ervinin, po konkurrent të atij edicioni. Pas daljes, çifti nisi bashkëjetesën dhe pavarësisht ndarjeve dhe rilidhjeve pohuan se historia e tyre kishte marrë fund.

Poli dhe Ina

Lidhja mes tyre nuk zgjati shumë, por përfundoi disa javë pas mbarimit të garës. /Burimi: Gotanews.tv

TE TJERA

spot_img