I dënuar me 8 vite bùrg si pjesë e grupit të ‘Habilajve’, vetëdorëzohet ish-shefi i policisë (EMRI)

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër K rimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëzuar sot në polici.

Ai është dënuar me 8 vite bu rg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanËeb se Kohila është vetedorëzuar në prani të avokatit të tij. Prej më shumë se 3 vitesh, Kohila është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Aktualisht po ekzekutohet masa e gjykatës nga oficerët e na rk otikëve në policinë e Tiranës.

Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se ish-shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila ka pasur një rol aktiv, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

“Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Nar kotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Cela, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së policisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila,

Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve nar kotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, -thuhej në dosjen e prokurorisë.

TE TJERA

spot_img