HYRJELAJMERAJONIE trishtë/ Ndahet papritur nga jeta ish-deputetja shqiptare (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta ish-deputetja shqiptare (EMRI+FOTO)

Është ndarë nga jeta ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnie Kajtazi-Hyseni.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni, teksa shkruan se ky lajm e ka pikulluar shumë.

“Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.

Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.

Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.

Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni”shkruan ai në postimin e tij.

Lumnie Kajtazi-Hyseni

TE TJERA

spot_img