Drejtori i Teatrit Kombëtar ironizon keqas: Kush është ky Donaldi se nuk e njoh?

Gazetari i njohur Enkel Demi ditën e sotme kishte të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin.

Në nisje të bisedës, me plot humor, Enkel Demi e pyeti se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj dhe eksperienca në “Big Brother”.

Ai ka promovuar shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit, të cilën e ka vendosur në skenë bashkë me regjisorin Altin Basha. Çuli befasoi më përgjigjen, duke u shprehur se nuk e njeh se kush është Donaldi. Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.

Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di . Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim? Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”. Hervin Çuli: Nuk e njoh.

Kujtojme se përgjatë ditëve të fundit Donaldi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, publikut, por edhe të banorëve të “Big Brother VIP”.

Ai ka debatuar ashpër me disa prej tyre, e sidomos me Arjolën dhe Ilirin. Kjo ka bërë që i vëllai, Romeo Veshaj, t’i dalë në krah. Aktori ka publikuar në rrjete sociale një foto thumbuese për situatën e krijuar.

Në foton në fjalë shihet një luan, i vetëm kundër një tufe hienash. Imazhi është interpretuar kudo në rrjet si një mesazh indirekt nga ana e Romeos.

Kjo nuk është hera e parë që Romeo i del në mbrojtje të vëllait dhe ironizon me statuse, postime, foto, konkurrentët e tjerë të ‘BBV’, kuptohet ata që janë kundërshtarët e Donaldit.

Në spektaklin e pak ditëve më parë, Romeo hyri në shtëpinë e ‘BBV’ dhe u hoq për disa minuta në sy të banorëve si Donaldi. Ai i tregoi binjakut të tij që ishtë shumë i kënaqur me të dhe lojën e tij dhe i dha forcë për të vazhduar më tutje,

pasi pikërisht në ato ditë Donaldi po kalonte momente të vështira pas lidhjes me Beatrix dhe historisë tashmë të ditur nga të gjithë me Borën.

E tregoi finalen e ‘Big Brother’ Arbana, por ja çfarë po ndodh jashtë për Luizin

Mesa duket konkurrenti i Big Brother Vip, Luiz Ejlli është “halli” më i madh i qytetarëve të vendit tonë.   Këtë e tregojnë pamjet më poshtë,...

” O kür..”/ Familjarët e Kiarës reagojnë pas ofendimeve për të: Na vjen keq, por për këtë duhet të…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe…

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin   Njollat...

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar...

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit dhe duhet ta f…

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër...