HYRJELAJMESHOWBIZAntonela të bëjë kujdes! Publikohet video ku Big Mama gati sa nuk...

Antonela të bëjë kujdes! Publikohet video ku Big Mama gati sa nuk rrahu këngëtaren nga Shqipëria në “VIP Shpija”

Para 11 vitesh, këngëtarja Besiana Kasami e njohur si “Big Mama” ka qenë konkurrente e reality-shoë të mbajtur në Kosovë “VIP Shpija”, format ky i ngjashëm me atë të cilin po mbahet tani në Shqipëri.

“Big Mama” gjatë qëndrimit në shtëpi kishte pasur zënka të ashpra me këngëtaren nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta.

Në videon e cila gjendet akoma në platformën “Youtube”, dëgjohet teksa ajo përdor shprehje fyese kundër Rrezartës, teksa banorët tjerë kishin tentuar t’i qetësojnë dy këngëtaret duke mos i lënë të degradoi më shumë situata, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu, këngëtarja nga Tetova në spektaklin e së martës në ‘Big Brother Vip’ kishte një përplasje me Antonela Berishën. Po ashtu edhe pas spektaklit, Big Mama ka pasur ‘fërkime’me të.

Me të hyrë në shtëpi Big Mama ka zënë shoqëri të mirë me thuajse të gjithë banorët brenda. Por si zakonisht edhe asaj sonte i doli pak punë me Antonelën të cilën e ironizoi për një çështje që ndodhi para 3 ditëve.

Teksa Arjola ia lavdëroi mbathjet, ajo tha se i kanë kushtuar 800 euro dhe menjëherë banorët e kuptuan se ku doli me këtë ironizim. “Monikë, më fal bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po shkel me këmbë”, kështu ishte shprehur Antonela kur ishin kapur me vajzat që ia shtyen pa dashje këpucët.

TE TJERA

spot_img