Skandaloze/ Arjan Konomi merr lekë nga shoku i vetë për të sharë këtë gocën në Përputhen?

Sot në “Për’puthen” po diskutohej se përse Alvisa dhe Bashkimi nuk kanë shkëmbyer puthje. Arjani tha se Bashkimi nuk e ka puthur Alvisën, sepse nuk ja ndjen, pasi ka shumë pikëpyetje në lidhje me të.

Arjani: Bashkimi ka pikëpyetje që do ta shoqërojnë deri në ditën e dasmës, e s’ka për tu bindur kurrë, sepse Alvisa është një mjeshtre e manipulimit. Ajo është një ‘mitomane’, beson edhe gënjeshtrën e vet.

Alvisa njeriu që ka gënjyer më shumë në këtë emision, me produksion, me njerëz të tjerë, me mua, me Bashkimin, me Borën, familjen e saj, është ajo që akuzon të tjerët për gënjeshtar.

Alvisa: Familjen time mos e përfshi familje fare në emision, se jam Alvisa dhe nuk është familja ime. Familja ime është bërë 1 lekë nga fjalët që më ke thënë. Ofendimin nuk e kam në edukatë.

Arjani: Po po, se ti s’ke bërë asgjë, vetëm ne të kemi rënë më qafë. Alvisa: Ti nuk ke kërkuar as falje asgjë, mirë mua, po as familjes time. Përballu me mua. Të kam përmendur gjë mamanë dhe babain tënd? Sa lekë ke marrë dje për këto që po thua sot, nga ai shoku jot.

Arjani: Mos fillo nga këto akuza. Alvisa: Do ftohem në 1000 vende dhe do t’i plas gjërat me fakte se dhe unë kam gojë. Arjani: Aman mi, se edhe radhën e kaluar the shitesh për një drekë, na ftojnë gjithë ata personazhe të Shqipërisë, ngela unë për një drekë.

Bashikimi i kujtoi Arjanit se si opinionist i zoti që është nuk mund të bënte krahasimin mes shtëpisë ku ai është rritur dhe shtëpisë në të cilën rri dy muaj me qira sepse skanë të njejtën rëndësi. Arjani: Nuk ishte ndonjë gjë e veçantë se ju keni qenë në shtëpitë e njëri-tjetrit, mos na e bëni këtë vizitë në shtëpi tani sikur kaloi pragun me të djathtë. Po kur shkove të Bashkimi në Tiranë me çfarë këmbe kalove? Do kesh kaluar me të majtën.

Alvisa: Ajo ishte shtëpia e familjes së Bashkimit, aty ku ka kaluar fëmijërinë Bashkimi. Kishte më shumë rëndësi. Bashkimi: Më vjen shumë keq që si opinionist profesionist nuk mund t’i dallosh gjërat që ti i di që i dallon, por s’do me i dallu. Më vjen shumë keq. Shtëpija ku jam rritur, me shtëpinë ku kam dy muaj që jetoj ka shumë dallim.

Arjani: Nuk ka lidhje shtëpia. Ka lidhje intimiteti në shtëpi. Ju ndiheshit mirë në shtëpi se nuk është se jeni gjendur për herë të parë aty dhe ‘o sa mirë që u gjendëm këtu’. Ju keni qenë edhe herë të tjera në atë lloj intimiteti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...