Përveç Italisë edhe Greqia shtrëngon masat për festat e fundvitit, ja rregullat e reja për të kaluar

Pas Italisë, edhe Greqia ka forcuar masat kundër përhapjes së koronavirusit në prag të festave të fundvitit.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vend nga data 19 Dhjetor ora 06:00 duhet të ketë një test negativ të 48 orëve të fundit pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit

Nga masa përjashtohen udhëtarët që kanë dalë jashtë vendit për më pak se 48 orë duke qenë se do të kenë bërë testin PCR pak para nisjes. Masa do të hyjë në fuqi nga e diela 19/12 në 06:00.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë lidhet drejtpërdrejt me rastet e variantit Omicron dhe lëvizjet në prag të Krishtlindjeve do të rriten. Omicron po zgjerohet me shpejtësi./ Abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...