Nuk përballoi dot ndarjen me Donaldin dhe lidhjen e tij me Beatrix? Mësojeni pse u shtrua Bora Zemani në spital

Për të gjithë ju qe nuk e kuptuat kurrë se pse u shtrua në spital Bora Zemani, moderatorja e njohur e ‘Përputhen’. Shumë prej jush aluduan se Bora ishte bërë keq nga sjellja e Donaldit në BBV, që duhet thënë nuk e ka përjetuar fare mirë.

Por ja që nuk ishte dashuria që e shtroi në spital, por arsye e mirëfilltë shëndetësore. Burime pranë moderatores së dashur për publikun, na bëjnë me dije se Bora Zemani është hospitalizuar pasi ka bërë një ndërhyrje, ku i është dashur të heqë apandesitin.

Zemani është mirë me shëndet, pasi kjo lloj ndërhyrje nuk konsiderohet e vështirë. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, shoqja e saj e ngushtë Semi Jaupaj u rikthye në panelin e të larguarve nga shtëpia e BBV, dhe kjo dukej e mirëmenduar nga produksioni, pasi ia zbuluam pak ditë më parë që e kishin shpallur ‘non grata’ në ‘Top Channel’.

Semi u kujdes të mos bëjë asnjë koment kundër Donaldit, me porosi sigurisht, se të ishte për atë, ia kishte ‘numëruar’ të gjitha. Ajo që me siguri e ka shqetësuar Borën, është se mbrëmë pas spektaklit, Donaldi teksa bisedon në oborr me Meridianin, i thotë se nuk e ka kuptuar ende se pse ka qenë lidhur me të.

Ai tregon se kur Bora i kishte rrëfyer historitë e saj, ky kishte thënë me vete: Po unë pse e pashë veten me këtë?!
Të presim a do të ketë një reagim nga Bora për këtë koment ‘të tepruar’ të Donaldit, që dukshëm loja e ka mbingarkuar, pasi nuk po di as vet cfarë po thotë, një ditë një version e një ditë një ditë, një tjetër.

Jo për gjë, por vet e ka thënë, që marrëdhënia me Borën ka qenë më e bukura e jetës së tij. Loja dhe ‘100 mijë euroshi’ edhe të ‘shpërfytyrojnë’… / Burimi: Pamfleti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...