“Miqtë e Borës po i nxjerrin bojën Donaldit”, nëna e Beatrix “thumbon” hapur Arbana Osmanin

Nëna e Beatrix Ramosajt, Antigona, ka reaguar sërish për lidhjen e të bijës me Donaldin.

Ajo ka qenë aktive në rrjetet sociale me deklaratat e saj, ndërsa këtë herë ka ndarë një postim në Instastory, ku përmendet edhe Bora.

Në postim thuhet se kolegët e Borës po mundohen ta nxjerrin keq Donaldin dhe se në ndjenjat e tij dhe të Trixës mund të dyshojnë vetëm personat që nuk e kanë përjetuar asnjëherë dashurinë.

Nëna e këngëtares kishte reaguar edhe më herët, në një postim ku shkruante se Trixa është një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe se askush nuk mund ta gjykojë.

”Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa të thënë duke të prekur kështu në familjen tënde”, shkruante ajo.

Ndërkohë, gjatë spektaklit të djeshëm, Beatrix dhe Donaldi bënë deklarata të forta për njëri-tjetrin.

“Kalleni shtëpinë po të doni, unë këtë djalë e dua dhe pikë. Koha do ta vërtetojë. E di unë çfarë ndjej, e di çfarë ndjen ai”, tha Beatrix, ndërsa edhe Donaldi konfirmoi ndjenjat e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...