HYRJELAJMEKULTURËMarjana Kondi merr titullin e rëndësishëm, ajo tashmë...

Marjana Kondi merr titullin e rëndësishëm, ajo tashmë…

Aktorja Marjana Kondi është nderuar me titullin “Mjeshtre e Madhe” nga presidenti Ilir Meta.

Në një ceremoni të zhvilluar në presidencë, ka qenë të ftuar miq, të afërm e familjarë të shumtë të aktores. “Kam kënaqësinë e veçantë që të nderoj një artiste shumëdimensionale dhe shumë të dashur për ju dhe për mua me një karrierë 40-vjeçare”, tha presidenti Ilir Meta, duke shprehur vlerësimet për aktoren e njohur.

Vetë Marjana Kondi u shpreh se ndihet e surprizuar me vlerësimin dhe ka kujtuar se karriera e saj ka pasur momentet e veta të vështira. Ajo falënderoi gjithashtu kolegët me të cilët ka punuar ndër vite.

“Më në fund institucioni më i lartë i këtij vendi më dorëzon këtë vlerësim në momentin dhe kohën e duhur. Pas 40 vjetëve karrierë. Vlerësim për të cilin ndihem e surprizuar nga ky institucion.

Karriera ime ka patur hopet e veta, por unë theksin ja vë atyre momenteve të vështira. Sepse ato momente kanë qenë arsyet e ringjitjeve drejt suksesit.

Ndoshta ky vlerësim dhe ky titull ka dhe pjesën e dhimbshme të tij. Është idhtësia e partnerëve të mi që sot janë në dritën e vërtetë. Atyre partnerëve që më dhanë batutën, më dhanë suksesin më dhanë energjinë Skënder Sallaku Vasillaq Vangjeli. Sheri Mita. Met Bega.

Ndaj i falenderoj për çdo tullë që kanë vënë në murin e karrierës time. Ky është një titull që sapo të shkoj në shtëpi do ta ndaj me burrin tim të shtrenjtë për të gjitha ditët qe nuk kam qenë shtëpi për shkak të punës. Tashmë jemi tre”, u shpreh Kondi.

Ky vlerësimi Marjana Kondit është pritur mjaft mirë edhe nga kolegët e saj, ku shumë prej tyre e kanë uruar publikisht. Po ashtu edhe komentet e publikut kanë qenë shumë poitive dhe e kanë përgëzuar presidentin Meta për vlerësimin që i bëri kësaj aktoreje.

TE TJERA

spot_img