Jul Deda shpalos fjalorin ndaj Lul Bashës: “Çerr, pis, Lul brava” e të…

Julian Deda, aktor dhe anëtar i PD-së ka reaguar pas një postimi të kryetarit të PD Lulzim Bashës në rrjetet sociale, për liberalizimin e vizave në 15 dhjetor 2010.

Julian Deda shkruan se Basha po mburret me punët e Berishës. Sipas Dedës, “liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur Basha shkonte si çerr pas Sali Berishës, për të dalë në foto me të”.

“Hidhini një sy facebookut të Lul bravës, po mburret me punët e Doktorit. Liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur ti i shkoje si çerr Sali Berishes nga prapa për të dalë në foto me të. Pastaj ai të merrte përdore dhe të jepte merita që ti kurrë nuk i meritove.

Kështu ndodhi edhe kur hymë në NATO, merita jote e vetme është se me buzëqeshjen tënde (false) shërbeje shumë mirë si sfond i një njeriu të suksesshem. Liberalizimi i vizave është vërtetë një ngjarje e madhe, nje kulm historik, por mos e bëj pis, mor pis..!”-shkruan Julian Deda.

TE TJERA

spot_img