“Do paguaj unë i pari”, vrasja e të riut në market, arrestohet shoku i Jurgen Dukës (Detaje)

Është arrestuar nga policia, shoku i 29-vjeçarit, që u vra mbrëmjen e 13 Dhjetorit në një supermarket. Sherri nisi për radhën e pagesës në kasë. Policia njofton se është arrestuar Orgest Drazhi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi Jurgen Duka, nuk ka kallëzuar krimin.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.

TE TJERA

spot_img