“BBV të zbulon surratin siç e ke”, aktorja e Portokallisë ironizon keq Arjola Demirin: O Donald e ke gojën mjaltë

Arjola ka qenë së fundmi banorja më në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP”.

Ajo është përfshirë në debate të shumta, ku më të zjarrtat i ka patur me Einxhel dhe Donaldin. Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, dy aktorët nuk i kursyen akuzat dhe ofendimet, duke quajtur njëri-tjetrin “kalama”, “dyfytyrshe”, “egoiste”.

Në debat e sipër, Donaldi përsëriti disa herë se Arjola “nxorri surratin e vërtetë”, duke e akuzuar se deri tani ka bërë lojë. Mirëpo, duket se si Donaldi mendon edhe një kolege e Arjolës me të cilën ajo ndan skenën në “Portokalli”.

E kemi fjalën për Renada Caci, të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”. Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo fillimisht në një status. Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë.

Një ditë të mbarë, miq!”, duke ironizuar kështu Arjolën, e cila ndër të tjera përdor shpesh fjalën “çikë”. Nuk dihet se çfarë mosmarrëveshjesh ka mes dy aktoreve, por situata nuk duket aspak “paqësore”. /News31

“Do shkosh në Maldive me atë që ke jashtë?”, çfarë ndodhi mes Luizit e Kiarës: E kam seriozisht, mos po më shfrytëzon…

Kiara hapi mbrëmjen e djeshme në Prime-in e Big Brother kutinë e Pandorës, ku përveç nominimeve që futi sipas dëshirës së saj, fitoi edhe...

Banorja e re trazon ujërat! Kiara bëhet xheloze për Luizin dhe bën kërkesën e veçantë ndaj produksionit

Gjatë ditës së sotme Luizi ka nisur të kalojë kohë me Keisin dhe duke bërë veprime të ndryshme për të bërë xheloze Kiarën.   Teksa po...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME