HYRJELAJMEPOLITIKËZbulohet kurthi që përdori Berisha për të hyrë në seli dhe si...

Zbulohet kurthi që përdori Berisha për të hyrë në seli dhe si mbeti Basha me një grusht mbështetësish!

Hyrja e Sali Berishës në selinë e PD-së u mbajt e fshëhtë deri në minutat e fundit përpara se ai ti prinet grupit të Komisionit Rithemelues për të depërtuar brenda godinës.

Që në orët e para të mëngjesit tek reporterët që mbulojnë opozitën ishte hapur lajmi që rreth orës 12:30, 29 anëtarët e komisionit mund të mblidheshin në seli.

Këtë gjë me sa duket e kishin dëgjuar edhe mbështetësit e Bashës që e kishin zënë një sallë vetë ndërsa tjetrës i kishin hequr karriget në mënyrë që askush tjetër të mos zhvillonte një aktivitet paralel.

Por nëse Berisha nuk do të ishte vetë personalisht të tjerëve mund ti mbyllej dera forcërisht. Ky debat është zhvilluar edhe në mes mbështetësve të foltores, kur lideri historik i demokratëve njoftoi se ai do ti printe vetë marshit në seli.

Kjo lëvizje e fundit ishte dhe kurthi që Berisha nuk ia kishte thënë askujt më parë dhe i kapi të gjithë të papërgatitur.

Gazetarët u njoftuan vetëm 15 minuta para se ai do të shkonte personalisht ne PD dhe pas kesaj koha ishte shume e shkurter qe dikush te merrte masa. Berisha depertoi pa asnje pengese dhe i pa shqetesuar deri ne katin e dyte te godines.

Madje edhe kur Berisha me mbështetësit vijuan të qëndronin ne seli, thirrjeve te administrates se PD-se për të mbledhur aty militante të bashës për ta mbështetur ate nuk iu përgjigj pothuajse asnje njeri./Lapsi.al/

TE TJERA

spot_img