E papritur/ SPAK arreston ish-ministrin shqiptar si “peshk” i madh

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është arrestuar nga Policia.

Mësohet se arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë në SPAK nga LSI, për dosjen e inceneratorëve. Kjo ngarje sapo ka ndodhur dhe pritet që më vonë të jepet dhe njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale.

Partia e cila e bëri dhe ministër Mjedisi në vitit 2013-2017, e akuzon Lefter Kokën se ka shkelur ligjin për inceneratorët që janë ndërtuar në vend.

Sot, bëhet me dije se dy prokurorët e posaçëm Dritan Premçi dhe Vladimir Mara kanë firmosur urdhër-arrestin.

Kur LSI-ja dogji mandatet bashkë me PD, Lefter Koka nuk pranoi të dilte nga Parlamenti. Ai mbylli dhe mandatin e dytë 4 vjeçar dhe në vitin 2021 kandidoi për deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Në 25 prill, Lefter Koka e fitoi mandatin por çuditërisht dha dorëheqjen në shtator.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...