E mbani mend Xhisiela Malokun? Rikthehet vajza që denoncoi djalin e deputetit, ja sa ka ndryshuar (FOTO)

Rikthehet Xhisiela Maloku, vajza që u vu në qendër të vëmendjes së mediave në vitin 2018, pasi denoncoi për dhunë ish-të dashurin Rexhep Rraja, i cili është djali i deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja.

Por shumë pak orë pas kallëzimit, asokohe e reja pa kaluar as 24 orë ndryshoi të gjithë dëshminë dhe mori barrën e përgjegjësive mbi supe, duke mos sqaruar se çfarë ndodhi.

Ndërsa sot, Xhisiela kërkon të shkëputet nga ajo ngjarje e errët e jetës së saj, madje ka vendosur të ndryshojë totalisht pamjen.

Ditën e sotme, ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka zbuluar se vijon e jeton në Fushë-Krujë me familjen dhe nuk është larguar nga aty në asnjë moment.

Gjatë kësaj interviste, Xhisiela u shpreh se nuk ka pasur probleme në Fushë-Krujë pas ngjarjes së bujshme, por rrjetet sociale kanë qenë më problematike dhe për një farë kohe është larguar prej tyre.

Lidhur me ngjarjen e bujshme, ajo u shpreh se e ka përjetuar shumë keq në atë periudhë dhe se ka qenë shumë e vështirë për familjen e saj. Xhisiela shtoi se nuk është larguar për asnjë moment nga Fushë-Kruja.

“Vazhdoj të jetoj në Fushë-Krujë më familjen, nuk kam lëvizur në asnjë moment. Unë nuk merrem me asgjë, shoh vetëm përpara jetën. Kam vendosur që të ndryshoj look pasi kudo që të shkoja thoshin kjo është Xhisiela. Nuk dua të më njohin më si ajo Xhisiela”, tha e reja.

Maloku shtoi se nuk ka pasur probleme në qëndrimin e saj në Fushë-Krujë pas ngjarjes së bujshme, por ka pasur në rrjetet sociale.

“Prandaj kam qenë e shkëputur në një moment nga rrjetet sociale. Nuk e di se si më ke bindur të vij sot këtu”, tha ajo, e cila gjithashtu komentoi edhe jetën e luksit që ajo bën.

“Këtë jetë e kam bërë gjithmonë. Njerëzit që më njohin e dinë se kam jetuar kështu, për mua nuk është luks, jetë modeste. E gjithë kjo vjen nga familja unë, nga askush tjetër. Se thuhej jo e mbajti ai”, tha Xhisiela.

E pyetur në lidhje me dhunën dhe kërcënimet që i ka bërë Rexhep Rraja, Maloku u shpreh se është ekzagjeruar me to.

“U ekzagjerua shumë, është një fenomen që u ndodh të gjithëve në Shqipëri. U bë protestë se ishte djali i një deputeti, jo se isha unë. U politizua më shumë seç duhet, jo se u erdhi keq për mua.

Kam pasur një përplasje me ata që bënë protestën, nuk e di se pse u bë ajo protestë. Sa femra dhunohen në Shqipëri. Nuk jam vetëm e dhunuar nga një person, por nga të gjithë. Po të shikosh komentet janë të dhunshme”, tha ajo.

E pyetur se çfarë do të ndryshonte nëse do të kishte mundësi nga ajo periudhë, Maloku tha se nuk do ta bënte denoncimin.

“Nuk do bëja një denoncim, sidomos ta dija se do bëhej kaq e madhe. Nuk e shikoja veten si viktimë. Nga kush isha kërcënuar? Jo, se kam parë veten të kërcënuar. Të themi përndjekur disi nga ai person, por jo kërcënuar. Kur ka dalë nga burgu, kemi kontaktuar si dy njerëz më të pjekur. Me Rexhepin kemi marrëdhënie respekti, me Rrahmanin shumë të mira”, përfundoi Xhisiela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...