HYRJELAJMESHOWBIZBig Brother ndryshon gjithçka mbi lojën, banorët do të marrrin vesh vendimin...

Big Brother ndryshon gjithçka mbi lojën, banorët do të marrrin vesh vendimin që do i trondisë

Suksesi i madh që ka patur “Big Brother Vip” ka bërë që produksioni të marrë një vendim të rëndësishëm.

Në nisje të këtij edicioni, produksioni kishte parashikuar që Big Brother Vip të përfundonte në 16 janar, por suksesi i madh që ka pasur ka shtyrë drejtuesit e Top Channel që të marrin një vendim për të zgjatur qëndrimin e banorëve për disa javë më shumë në shtëpi.

Në raste normale, në edicionet e mëparshme të Big Brother, banorët kanë qëndruar për 100 ditë brenda shtëpisë, por burime për Vip-magazine.al kanë treguar se tashmë është vendosur për një zgjatje të kohës së qëndrimit edhe për disa javë të tjera.

Nuk dihet se kur pritet që ky vendim t’ju komunikohet banorëve, dhe si do të zhvillohet më tej ky show me zgjatjen e tij. Gjithashtu nuk dihet reagimi i tyre nëse do jenë apo jo dakord me këtë surprizë që po iu bën “Vëllai i Madh”.

Sot na pret një mbrëmje me plot emocione në spektaklin e radhës në ‘BBV’. Përveç debaateve të zakonshme, largimit të njëri banor nga shtëpia, nominimeve, do ketë edhe një surprizë për njërin nga banorët, që do të emocionojë atë dhe gjithë publikun.

Sot është radha e Beniadës të surprizohet, modelja që ka hyrë që ditën e parë të ‘BBV’ dhe deri më sot s’ka marrë asnjë surprizë nga familja e saj. Ajo ka deklaruar që edhe kur është jashtë, kalon pak kohë me ta për shkak të angazhimeve të punës, pasi Beni është një modele shumë e njohur dhe me eksperiencë në Itali.

Nga burimet tona mësohet se sot do vijë vëllai i saj, me të cilin ka kohë pa kontaktuar. Pjesa tjetër si do organizohet surpriza nga stafi i ‘BBV’ nuk dihet ende. Ajo që dihet me siguri është që sot do të derdhim lot nga takimi emocionues mes Beniadës dhe familjarëve të saj.

TE TJERA

spot_img