Basha: Berisha ish-komunist i tmerruar që s’ka burrëri, dogji Shqipërinë në 1997. Largohu o i pafytyrë dhe turp i PD-së

Lulzim Basha tha se nuk ia falte kurrë Sali Berishës, atë që e quajti tollovinë e tij 3-mujore.

Në një komunikim për mediat Basha tha se në vend se të merrej me hallet e shqiptarëve duhet të merret me Berishën, që sipas tij, është bërë një pengesë serioze në luftën opozitare për largimin e Edi Ramës.

“Në vend se të merremi me këto detyra që i kemi parashtruar tashmë dhe i kemi vënë në rrugën politike duhet të merremi me tollovinë e Sali Berisha dhe këtë ju garantoj si nivel personal nuk ia fal kurrë, si demokrat, si qytetar, si prind i dy fëmijëve. Dhe nuk ka shqiptar që do t’ia falë dhe nuk ka demokrat që t’ia falë.

Sali Berisha është bërë një barrë për demokratët, për Partinë Demokratike. Është një tub oskigjeni i Edi Ramës dhe është bërë një pengesë serioze për luftën tonë opozitare aq më shumë për realizmin e qëllimit tonë që është largimi i regjimit të Edi Ramës nga Pushteti.

Lideri i PD-së deklaroi se nuk reagoi për të rënë pre e provokimit të Sali Berishës në momentin që u fut brenda selisë.

“Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane. Deri sot nuk ka ekzistuar një organizatë amerikane. Pa SHBA-në ky komb do të kishte një fat krejt ndryshe.

Ne mund ti fajësojmë sa të duam për gabimet tona, por cdo popull ka qeverinë që meriton. Ajo që pamë sot nuk janë vlera, anti-vlera, llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tani i vetëpastruar. Këto janë ditët e përçarjes nga Berisha, gënjeshtrat e tij. Sot pamë një njeri të frikësuar nga kuvendi i 18 dhjetorit.

Vetëm ai e ka frikë. Të gjithë demokratët po presin që bashkimi i madh ti japë një përgjigje të qartë të së shkuarës dhe një mesazh shoqërisë dhe kombit për të nesërmen. Ne e dimë, e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull për të çarë pengesat.

Ne do ta bëjmë këtë së bashku, ne do ta shpalosim këtë në një kuvend që do të jetë një kuvend demokrat. Në përpjekjen e tij për t’ju fshehur non gratas, Berisha po përpiqet që të fshihet brenda PD-së. Ne ishim në një takim të qetë, të grupi të punës për rininë dhe lidhjen demokratike të gruas me praninë e anëtarëve të grupit të punës dhe kryesisë së PD-së.

Qëndruam të qetë dhe vendosëm të mos biem në këtë provokim të trashë sepse e para është Shqipëria. Kjo që ka parë cdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili mungohet të shfaqet si fitimtar. Humbja e tij është pa kthim, rruga që ai ka zgjedhur. Berisha si ish-komunist i vjetër, nuk ka burrëri” tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...