A do ta mbështesë Bashën nëse rikthehet në krye të PD? Përgjigjet Berisha dhe habit me atë që thotë…

Në konferencën e sotme pasi hyri në selinë e PD, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse do ta mbështesë Lulzim Bashën sikurse ka bërë në të shkuarën, nëse rikthehet sërish në krye të PD-së.

Ai u përgjigj se nuk do ta mbështeste kurrë, pasi ai nuk meriton mbështetjen e tij dhe të demokratëve. Sipas Berishës pas 8 vitesh në krye të opozitës del se vetëm 19% e votuesve të PD kanë votuar për kryetarin.

“Kurrë nuk do ta mbështesja sepse ai nuk meriton as mbështetjen time as të demokratëve. Të rrijë 8 vite kryetar dhe njeriu po t’i vëjë vetes qëllim e rindërton e ndryshon veten 8 herë dhe pas 8 vitesh del se vetëm 19% e votuesve të PD kanë votuar për kryetarin ai më mirë ta sosë këtë mandat dhe të marrë një pushim të gjatë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...