Akuzoi për dhunë djalin e deputetit të PS, Xhisiela Maloku rikthehet pas 3 vitesh! Tregon çfarë ndodhi me…

Xhisiela Maloku ishte emri më i diskutuar në vitin 2018. Vajza nga Fushë Kruja, asokohe vetëm 25 vjeç, akuzoi ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja se e kishte dh un u ar.

Ajo deklaroi se ai e përndiqte, madje e kishte dh unua r dhe djegur me cigare në një dhomë hoteli. Reagimi i shoqërisë ishte shumë i madh dhe i menjëhershëm, pasi Rexhepi ishte djali i Rrahman Rajës, deputetit të PS.

I çuditshëm ishte dhe fakti që pa kaluar 24 orë, vajza tërhoqi d enoncimin duke deklaruar se kishte shpikur. Ajo mori fajin mbi vete, ndërsa opinioni publik krijoi idenë se Xhisiela ishte k ërcënuar, prandaj tërhoqi padinë. Kanë kaluar 3 vite nga ajo periudhë, Xhisiela ka ndryshuar totalisht, oficeri që i mori dëshminë u largua duke fituar azil, Rexhep Rraja bëri 3 muaj b u rg.

Xhisiela ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar jetën e saj momentale dhe atë që ajo bën. Jeta e saj nuk ka ndryshuar, ndërkohë duket se as “luksi” nuk i është ndarë. Lidhur me ngjarjen e bujshme, ajo u shpreh se e ka përjetuar shumë keq në atë periudhë dhe se ka qenë shumë e vështirë për familjen e saj. Xhisiela shtoi se nuk është larguar për asnjë moment nga Fushë-Kruja.

“Vazhdoj të jetoj në Fushë-Krujë më familjen, nuk kam lëvizur në asnjë moment. Unë nuk merrem me asgjë, shoh vetëm përpara jetën. Kam vendosur që të ndryshoj look pasi kudo që të shkoja thoshin kjo është Xhisiela. Nuk dua të më njohin më si ajo Xhisiela”, tha e reja.

Maloku shtoi se nuk ka pasur probleme në qëndrimin e saj në Fushë-Krujë pas ngjarjes së bujshme, por ka pasur në rrjetet sociale. “Prandaj kam qenë e shkëputur në një moment nga rrjetet sociale. Nuk e di se si më ke bindur të vij sot këtu”, tha ajo, e cila gjithashtu komentoi edhe jetën e luksit që ajo bën.

“Këtë jetë e kam bërë gjithmonë. Njerëzit që më njohin e dinë se kam jetuar kështu, për mua nuk është luks, jetë modeste. E gjithë kjo vjen nga familja unë, nga askush tjetër. Se thuhej jo e mbajti ai”, tha Xhisiela. E pyetur në lidhje me dh unën dhe kërcënimet që i ka bërë Rexhep Rraja, Maloku u shpreh se është ekzagjeruar me to.

“U ekzagjerua shumë, është një fenomen që u ndodh të gjithëve në Shqipëri. U bë protestë se ishte djali i një deputeti, jo se isha unë. U politizua më shumë seç duhet, jo se u erdhi keq për mua. Kam pasur një përplasje me ata që bënë protestën, nuk e di se pse u bë ajo protestë. Sa femra dh unohen në Shqipëri. Nuk jam vetëm e dh unuar nga një person, por nga të gjithë. Po të shikosh komentet janë të dhunshme”, tha ajo.

E pyetur se çfarë do të ndryshonte nëse do të kishte mundësi nga ajo periudhë, Maloku tha se nuk do ta bënte denoncimin. “Nuk do bëja një denoncim, sidomos ta dija se do bëhej kaq e madhe. Nuk e shikoja veten si viktimë. Nga kush isha k ërcënuar? Jo, se kam parë veten të kërcënuar.

Të themi përndjekur disi nga ai person, por jo kërcënuar. Kur ka dalë nga b u rgu, kemi kontaktuar si dy njerëz më të pjekur. Me Rexhepin kemi marrëdhënie respekti, me Rrahmanin shumë të mira”, përfundoi Xhisiela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...