Olti Curri degjeneron keq Donaldin/ As Bora, as Beatrix: Ai ka një vajzë tjetër jashtë, Romeo donte t’i jepte unazë nga ajo….

Takimi i Romeos dhe Donaldit gjatë spektaklit të së martës na emocionoi të gjithve.

Mirëpo, u shoqërua edhe me hipoteza të shumta dhe njëra është se Romeo i ka dhënë informacione Donaldit kur e përqafoi në fund. E kur kjo do mbetet mister gjithnjë, një tjetër dyshim është ngritur sot nga Olti Curri.

Përmes disa videove në Instastory ai shprehet se nga burime të brendshme ka mësuar se Romeo ka tentuar t’i japë Donaldit një unazë por nuk është lejuar nga produksioni. Olti thotë se unaza nuk ka qenë nga Bora dhe ngre dyshime se në jetën e Donaldit mund të jetë një vajzë e tretë veç Borës dhe Beatrix.

“Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do të hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Por nuk ka mund t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë. Kjo unazë, ju mendoni ka ardhur nga Bora, por jo nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në këtë histori kam gjithë dyshimet e mia se është edhe një vajzë e tretë!”-thotë Olti.

Romeo e ka treguar herë pas here që e mbështet vëllain e tij Donaldin në çdo zgjedhje të tij dhe e ka vërtetuar këtë gjë edhe me postimin e fundit. Ai ka ndarë dy foto me Donaldin, njërën nga hyrja e tij në Big Brother Vip dhe tjetrën nga fëmijëria ku shkruan “Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”.

Kujtojmë që në puntatën e kaluar të Big Brother Vip Romeo u fut në vend të Donaldit në Big Brother Vip. “Ti je shumë i fortë,je i zoti i vetes o shok,mos të të haj për asgjë. U tregove tamam burrë dhe mbajte fjalën. Je shumë i fortë, shpirti im. Mos ki merak për asgjë se të gjitha problemet që kemi pasur jashtë i kam zgjidhur”, i tha Romeo Donaldit gjatë takimit të tyre.

Megjithatë banorët e kuptuan shpejt ndërrimin, pavarësisht se ata janë identik. Ata panë ndryshime në sjelljen e tij duke vënë re se diçka nuk shkonte. Më pas Beatrix po e shikonte me shumë çudi, ndërsa ishte Einxhel, e cila e tha me zë të lartë që nuk është Donaldi.

Ajo i kërkoi që të ngrinte bluzën dhe të tregonte tatuazhin. Por në atë moment gjithçka u zbulua. Të gjithë filluan ta përqafonin mes të qeshurave dhe gëzimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...