Ndjekësit “po çmenden”, këngëtarja shqiptare është identike me “Teresën” spanjolle (FOTO LAJM)

Telenovela meksikane “Teresa”, e cila u transmetua vite më parë në vendin tonë, rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar. Roli kryesor, ai i Teresës, luhet nga aktorja Angelique Boyer.

E dinit që aktorja ka një ngjashmëri të frikshme me një ndër këngëtaret shqiptare? Bëhet fjalë për Kristina Lufon, e cila ka kënduar këngën “Pa ty”.

Ngjashmëria e tyre është vënë re dhe nga ndjekësit, të cilët e komentojnë shpesh në foto. Aktorët Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer u bënë shumë të famshëm në Shqipëri falë telenovelave meksikane.

Sot janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Së fundmi Angelique Boyer ose siç e njohim me emrin “Teresa” do t’i rikthehet ekranit me një projekt të ri dhe lajmin e bukur për fansat e ka dhënë parneri i saj, Sebastiani.

Ky i fundit i ka bërë një dedikim Teresës duke postuar një foto të tyre në Instagram e duke shkruar se e admiron. “Të thonë ç’të duan, e bukura e dashurisë është të ndërtosh dhe të ndash gjërat me dikë dhe me vitet që kalojnë të shohësh çdo gjë që keni arritur së bashku.

Të shohësh njëri-tjetrin në sy e t’i thuash se gjithmonë ishe, je dhe do të jesh ti. Urime dashuria ime për këtë projekt të ri që nis sot xhirimet. Gjithmonë do të të admiroj, duke të mbështetur e duke shijuar talentin tënd”, shkruan Sebastian Rulli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...