Do rikthehet në krye të PD? Berisha bën deklaratën e fortë: E veçanta e sotme është ‘COME BACK’ im

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se konferenca e sotme është një ‘come back’ në Partinë Demokratike.

Teksa ndodhet në një konferencë për mediat, në një nga sallat e Partisë Demokratike, Berisha u pyet nëse do të kandidojë për kreun e partisë.

Berisha iu përgjigj pyetjes duke thënë se do të jetë dhe ai një nga kandidatëtë, duke konsideruar këtë si një rikthim, jo si kryetar por në rrugë e sipër.

Pyetja: Kryetarin e ri do ta zgjedhin anëtarët e rinj të PD.

Berisha: Po.

Pyetja: Do jeni dhe ju kandidatë?

Berisha: Padiskutim. Një nga momentet më të vecanta të kësaj konference është come back im. Rikthimi im, jo si kryetar por në rrugë e sipër.

TE TJERA

spot_img