Aspak normale, disa persona godasin me gurë dhe sende të forta banorët e ‘BBV’

Kjo javë ka qenë e ndezur me debate mes banorëve të “Big Brother VIP”.

Tensioni që ekziston në shtëpi është përcjellë edhe te ndjekësit e reality-shoët. Teksa sikur mos të mjaftonte kjo, një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Teksa pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në oborr duke diskutuar, disa persona kanë sulmuar shtëpinë e “Big Brother”. Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme nga momenti kur banorët shqetësohen sepse drejt tyre hidhen gurë e sende të forta. Sigurisht, situata është kontrolluar në kohë dhe nuk ka as të lënduar as dëme materiale.

“Kryefjala” shkruan se janë dëgjuar edhe sirenat e policisë ku mesa duket kanë mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas kësaj situate.

A keni menduar ndonjëherë se si binden VIP-at për të marrë pjesë në Big Brother? Cili është argumenti i Top Channel, fama, marketingu, çmimi i madh apo…. paga e tyre javore? Nëse nuk e kishit menduar vetë më përpara, merreni vesh sot. Yjet që janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri paguhen për çdo javë që kalojnë brenda saj. Paga javore është 1500 euro.

Jo keq, apo jo? Me këtë shifër, nëse e mban lojën për të paktën një muaj, kthehesh në shtëpi me 6000 euro. Thënë ndryshe, një muaj aktivizim 20 metra larg zyrave të Topit vlen sa rroga vjetore e një shqiptari mesatar.

Llogariteni vetë se sa kanë fituar deri tani personazhe si Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Arjola Demiri, që kanë mbi dy muaj në Big Brother VIP. Sikur të mos mjaftonte çmimi i madh prej 100 mijë eurosh, ata paguhen për çdo javë qëndrimi, bashkë me banorët e tjerë.

Me pak fjalë, edhe lojtarët e rinj nuk dalin keq. Nëse mbijetojnë për dy javë, për shembull, fitojnë 3000 euro, aq sa paguhet mesatarisht një yll i madh i muzikës shqiptare për një koncert. Tani, meqë jemi shqiptarë dhe i kemi qejf llogaritë e të tjerëve, jeni të lirë të bëni një tabelë me fitimet e deritanishme të banorëve aktualë.

Në fund, mos harroni të llogarisni edhe shifrën që fitojnë 5 finalistët vetëm si pagë, duke theksuar se nata finale e Big Brother VIP pritet të organizohet në javën e tretë të janarit. Ekziston edhe një mundësi që ky program të shtyhet me dy javë të tjera, por për këtë flasim një herë tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...