Alketa Vejsiut i kërkojnë të heq dorë nga TV se ka boll lekë, reagon për herë të parë moderatorja

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme.

Ajo prej vitesh është pjesë e ekranit dhe çdo emision i saj gëzon një audiencë shumë të madhe. Alketa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku këtë herë i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Një nga fansat e ka pyetur se sa herë në ditë, i thotë vetes se ka boll lekë, prandaj duhet ta lëre tv. “Dashuritë dhe pasionet nuk blihen me para! Do punoj sa të kem forcë”, u përgjigj moderatorja. Kujtojmë që ajo është marr edhe me muzikë, kur ka qenë në fillimet e karrierës. Në atë kohë, Alketa realizoi disa hite që dëgjohen ende sot.

Ne pritje te ‘Love Story’ mbremjen e sotme, kujtojme se puntata e shkuar nuk ka kaluar pa sherr në ‘Love Story’ dhe sa herë ndodh kjo, Roberti është gjithmonë pjesë e tij (në mos protagonisti). Këtë herë, debati precipitoi deri në fyerje. Ishte Daniela ajo që për disa minuta me radhë krijoi konflikt me djemtë për mënyrën se si e mendon ajo rrugëtimin e saj në program, por edhe për ‘zotësinë’ që ka për të bërë për vete pjesën më të madhe të tyre.

Por Roberti e kundërshtoi këtë mënyrë sjelljeje të Danielës, madje i tha asaj se është duke u sjellë si një histerike, që nuk di të ndalojë. Në këtë mënyrë, sipas tij, secili kandidat duhet “të zhduket” nga ajo, sepse në publik ajo po del keq duke folur vend e pa vend e pa u ndalur. Megjithatë, Daniela vijoi me të sajën dhe tha se do flasë kur dhe me kë të dojë.

“Daniela, tani e kupton, duhet të balancohesh pak. Po ju jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension, duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu” – iu drejtua Roberti, por Daniela tha se do flasë, sepse ka të drejtë.

“Po del një gore, po del gore…” – vijoi më tej Roberti, por në këtë moment ndërhyri Alketa duke i kërkuar të mos e banalizonte debatin deri në fyerje, sepse ai është aty për të treguar një standard tjetër: “Robert, të lutem. Mos e banalizoni tani… Argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ia thuash atë fjalë një vajze”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...