Turistët ngelin të bllokuar të mes të rrugës , dëbora “mbërthen” Malësinë e Madhe

Reshjet e dëborës së rënë gjatë natës së mbrëmshme kanë bllokuar disa akse në veri të vendit tonë.

 

Rruga Selcë – Lepushë – Vermosh është e pakalueshme, ndërsa Lëpusha që prej 5 ditësh vijon të jetë në errësirë nga ndërprerja e energjisë elektrike.

 

 

Në këtë rrugë kanë ngelur të bllokuar disa turistë të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar disa ditë pushime.

 

Thirrja për Bashkinë e Malësisë së Madhe në këtë rast është që të pastrojë rrugët, në mënyrë që të jenë të kalueshme për turistët e bllokuar dhe për banorët e zonave përreth.

TE TJERA

spot_img