“Telefoni i prishur” ishte Ledri Vula, një letër për Donaldin e Bora Zemanin u fut në shtëpinë e Big Brother VIP?

Dy ditë më parë Ledri Vula surprizoi dy miqtë e tij,

Dj Dagz dhe Dj PM, ku më pas takoi edhe banorët tjerë, derisa u tha se publiku po i ndjek jashtëzakonisht shumë dhe njerëzit janë afeksionuar me ta.

Menjëherë pas spektaklit, Beatrix Ramosaj ka gjetur një letër në oborr e cila sipas ndjekësve ishte për Donaldin dhe Bora Zemanin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ishin të shumtë ata që thanë se letra në fjalë u fut nga xhaketa e Ledri Vulës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga produksioni i Big Brother i cili e ka thirrur Beatrixën në dhomën e rrëfimit, e më pas ajo del e mërzitur nga aty.

Derisa në anën tjetër, teksa Donaldi dhe Antonela diskutojnë për këtë gjë, aktori Veshaj shprehet se i vjen keq për këtë gjë./Reporteri.net/

TE TJERA

spot_img