Aktori i humorit në përlotje: Mos ikni, s’ka si Shqipëria…

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, aktori i madh i humorit shqiptar Zef Deda ka folur për jetën dhe karrierën e tij.

Një nga momentet e rëndësishme të jetës së tij ka qenë edhe largimi nga Shqipëria për 6 vjet në Gjermani, aty ku dukej se aktori do të krijonte një jetë të re.

Por Zef Deda vendosi të kthehej. Në “Rreze Dielli” ai shprehet se vendosi të kthehej në vendin që atij i dha emrin duke e cilesuar si vendin më të bukur.

Pse vendose të kthehesh? “Mendova se do të rrija në Gjermani vetëm disa muaj, por erdhi dhe gruaja dhe fëmijët. Në Gjermani më deshën shumë dhe ende sot kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme.

Ata më pyesin që nëse je mërzit eja, por unë nuk jam nga ata që mërzitem me Shqipërinë. A ka gjë më të bukur se Shqipëria? Ata që mërziten me Shqipërinë duhet të kenë halle të mëdhaja fort që duhet të ikin se s’bën.

Shqiptarët nuk mërziten me vendin e tyre. Ata që janë shqiptarë nuk mërziten me Shqipërinë. Gjithsecili e do vendin e vet. A ka gjë më të bukur se Shqipëria,

kur këtu i ke të gjitha plazhin e mrekullueshëm, malin, shoqërinë. si mund ta harronte emrin e Zef Dedës, Zefi vetë kur ju, populli ma keni ngritur lart.”, shprehet në “Rreze Dielli” aktori i komedisë shqiptare.

TE TJERA

spot_img