Sali Berisha ngre në këmbë një Shqipëri të gjithë! Por nga ana tjetër ajo çfarë bën Armina Mevlani është…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë ditë vendimtare të karrierës më shumë se 30-vjeçare në politikë të Berishës, duket se ka mbështetjen e të gjithë familjarëve të tij.

Në kuvendin e sotëm, delegatët votuan shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, i Gaz Bardhin nga posti i Sekretarit të përgjithshëm dhe të gjithë trupën që mban postet kryesore në PD. Ky kuvend është paralajmëruar prej ditësh nga Sali Berisha dhe shihet si një aksion vendimtar për fatin e mëtejshëm të PD.

Ndër to përmendim edhe të fejuarën e djalit të tij, Shkëlzenit, blogerja Armina Mevlani. Ajo ka publikuar pamje nga Kuvendi, duke shkruar: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu! Por në asnjë moment nuk ka mundur që të pikaset nga kamerat që kanë shkuar në stadium për të raportuar eventin.

Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA. Të gjithë familjes Berisha i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vendimi i DASH nuk e prek partneren e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanin.Por goditja e dytë për Berishën erdhi nga Partia Demokratike e cila e përjashtoi nga grupi.

Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka reaguar për herë të parë. Ajo la zgjedhur të komentojë në një postim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen. Ndjekësve u ka rënë në sy komenti i Mevlanit dhe kanë replikuar me të.

“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një prej tyre, por Mevlani nuk ia ka përtuar përgjigjen. “Mos ia qaj hallin,”- shkruan blogerja në replikën e saj. Armina ka qenë gjithmonë një mbështetëse e flkatë e Sali Berishës dhe aksioneve të tij politike.

TE TJERA

spot_img