Kush është demokrati që ‘guxoi’ sot që t’i kundërvihet në mes të Kuvendit rikthimit të Sali Berishës në krye të partisë

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ishte i pranishëm në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Ai ka guxuar sot që t’i kundërvihet rikthimit të Berishës në krye të partisë. Deklaratat e tij erdhën në Kuvendin e thirrur nga Berisha, para mijëra demokratëve.

“Pas 30 vitesh histori, partia jonë duhet të jetë parti e shqiptarëve të shekullit XXI. Unë uroj që ky Kuvend të hyjë në histori duke na afruar me Perëndimin. Por kam frikë që ky kuvend të jetë një tjetër rast I humbur. Që në 26 prill ne kishim një mundësi. Të nesërmen e humbjes se pestë të Lulzim Bashës. Prandaj unë kërkova dorëheqjen e tij si mundësi për të hapur PD-në.

Ndaj vendosa ta sfidoj dhe të kandidoja për kryetar edhe pse e dija që nuk kisha shumë shance të fitoja. Por synoja te nxisja një debat. Por ishte një betejë e humbur sepse në PD të gjithë ishin me kryetarin, të gjithë ishin shurdhë dhe memecë.

Askush nga ju nuk u shqetësua. Sapo sfidova udhëheqësin ju u bëtë të gjithë me Lulzim Bashën. Sfida jonë sot, e këtij Kuvendi, duhet të jetë se edhe Sali Berisha nuk duhet të zgjidhet më në krye të partisë. Vetëm atëherë do të nisë ndryshimi i vërtetë i PD-së.

Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar veten. Të zgjedhim në krye të PD-së një udhëheqës që s’ka lidhje me të shkuarën. Nuk na duhet lideri ballkanik dhe as europiani fals”, u shpreh Kadilli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...