Ky sezon televiz po kalon ndjeshëm pa prezencën e moderatores Luana Vjollca në ekran. U përfol se ajo do të zëvendësonte të motrën gjatë periudhës së lindjes në ‘Klanifornia’, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Në fillim të sezonit vet presidenti i këtij televizioni Aleksandër Frangaj ka kërkuar që Luana Vjollca të ishte prezente në Klan me formatin “Shiko kush Luan” por edhe kjo nuk u arrit.
Sipas burimeve të brendshme në televizionin Klan, Luana Vjollca ka kërkuar një shifër marramendëse mujore duke e renditur veten si një nga moderatoret më të paguara.
Shifra mujore që ajo ka kërkuar arrin në vlerën e 12.000 euro krahas kësaj edhe përqindje nga sponsorët pjesmarrës në këtë program.
Kjo shifër nuk është pranuar nga Frangaj duke e refuzuar një bashkëpunim të tillë. Pas kësaj Luana Vjollca është parë në dyert e “ABC”, ku ka tentuar marrëveshje me presidentin e këtij televizioni Z. Klodian Allajbeu por mesa duket edhe aty nuk ka gjetur dyer të hapura.
Sipas burimeve të afërta pranë moderatores, tashmë synimi i saj është jashtë kufijve të Shqipërisë dhe këtu i referohemi Kosovës ku ajo është tepër e pëlqyer.
Përveç kësaj, i dashuri i saj Krenar Cocaj dëshiron që ajo të jetë pjesë e medias kosovare, duke qënë se njohjet e tij në këtë biznes janë të shumta.
Kujtojmë se Luana Vjollca u shkëput nga Top Media pikërisht pas një zënke për studiot e reja NOVA ku i ishte premtuar produksioni “Take me out”, i cili nuk u realizua kurrë.
Në këto studio u krijua formati Big Brother Vip ku tashmë është në moderimin e Arbana Osmanit edhe pse Luana Vjollca shpresonte të moderonte një format të tillë.
Përzgjedhja e Arbanës për moderimin e këtij formati është bërë si një kërkesë nga sponsorët pjesmarrës në këtë format, të cilët kanë preferuar më tepër Arbana Osmanin sesa Luana Vjollcën si moderatore.