E RËNDË, JA KUSH ËSHTË SHKODRANI I VRARË NË ANGLI… (emri+foto)

Një 25-vjeçar shqiptar me origjinë nga Qarku i Shkodrës (sipas mediave angleze), është vrarë në Kent të Anglisë. Sipas medieve lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi.

Pepaj u gjet i vdekur në një rrugë të shtunën e datës 4 dhjetor. Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë. Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë.

Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi. Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale.

TE TJERA

spot_img