“Ta përsërim dhe njëherë” Berisha harron që është ‘live’, lëshon deklaratën e pazakontë

Pasditen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë të jashtëzakonshme me anë të së cilës i bëri thirrje të gjithë demokratëve që të marrin pjesë në Kuvendin që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”.

Ndër të tjera, ai kishte dhe një këshillë për delegatët: Moti ky është, ndaj duhet të vishen trashë që jenë të përgatitur për çdo situatë.

Sapo mbaroi mesazhin drejtuar demokratëve, ish-kryeministri nisi të fliste me stafin, duke thënë se duhet ta përsërisnin dhe një herë.

“Ta bëjmë edhe një herë, se thashë vishuni trashë”, tha Berisha, pasi harroi që ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Sinjali u ndërpre dhe më pas u rikthye sërish, por ish-kryeministri ishte ende i hutuar. “Po tani ça të bëj?!”, tha ai.

https://fb.watch/9PA14FzyuU/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...