Kërkoi një rrogë të frikshme mujore, zbulohen dy televizionet prestigjoze që i thanë “JO” Luan Vjollcës

Ky sezon televiz po kalon ndjeshëm pa prezencën e moderatores Luana Vjollca në ekran. U përfol se ajo do të zëvendësonte të motrën gjatë periudhës së lindjes në ‘Klanifornia’, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Në fillim të sezonit vet presidenti i këtij televizioni Aleksandër Frangaj ka kërkuar që Luana Vjollca të ishte prezente në Klan me formatin “Shiko kush Luan” por edhe kjo nuk u arrit.

Sipas burimeve të brendshme në televizionin Klan, Luana Vjollca ka kërkuar një shifër marramendëse mujore duke e renditur veten si një nga moderatoret më të paguara. Shifra mujore që ajo ka kërkuar arrin në vlerën e 12.000 euro krahas kësaj edhe përqindje nga sponsorët pjesmarrës në këtë program.

Kjo shifër nuk është pranuar nga Frangaj duke e refuzuar një bashkëpunim të tillë. Pas kësaj Luana Vjollca është parë në dyert e “ABC” ku ka tentuar marrëveshje me presidentin e këtij televizioni Z. Klodian Allajbeu por mesa duket edhe aty nuk ka gjetur dyer të hapura.

Sipas burimeve të afërta pranë moderatores, tashmë synimi i saj është jashtë kufijve të Shqipërisë dhe këtu i referohemi Kosovës ku ajo është tepër e pëlqyer. Përveç kësaj, i dashuri i saj Krenar Cocaj dëshiron që ajo të jetë pjesë e medias kosovare, duke qënë se njohjet e tij në këtë biznes janë të shumta.

Kujtojmë se Luana Vjollca u shkëput nga Top Media pikërisht pas një zënke për studiot e reja NOVA ku i ishte premtuar produksioni “Take me out”, i cili nuk u realizua kurrë. Në këto studio u krijua formati Big Brother Vip ku tashmë është në moderimin e Arbana Osmanit edhe pse Luana Vjollca shpresonte të moderonte një format të tillë.

Përzgjedhja e Arbanës për moderimin e këtij formati është bërë si një kërkesë nga sponsorët pjesmarrës në këtë format, të cilët kanë preferuar më tepër Arbana Osmanin sesa Luana Vjollcën si moderatore./Burimi: Pamfleti

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin...

BENET BECI: 10 KANTIERË NDËRTIMI NË QYTET, DO TRANSFORMOJMË SHKODRËN PËRMES INFRASTRUKTURËS DHE ZHVILLIMIT URBAN

Bashkia e Shkodrës, e udhëhequr nga kryetari Benet Beci, ka njoftuar fillimin e një serie projektesh transformuese për qytetin, me mbështetje të plotë nga...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...

Shemben disa biznese në hyrje të Shkodrës. Policia “blindon” rruget

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me...