HYRJELAJMEKRONIKËShpërthen bombula e gazit, apartamenti përfshihet nga flakët (FOTO)

Shpërthen bombula e gazit, apartamenti përfshihet nga flakët (FOTO)

Një apartament ka marrë flakë mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit.

Siç shihet nga pamjet, flakët kanë përfshirë një apartament në katin e shtatë të një pallati, dhe deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia e Tiranës bën me dije se shkak ka qenë shpërthimi i një bombule gazi.

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

TE TJERA

spot_img