Romeo i vë syrin Beniadës, Aleksia Peleshi përfundon në spital

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi ka përfunduar në spital. Përmes një fotoje të publikuar në Instastory, vajza tregon se nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore. Këto momente të vështira vijnë pikërisht një natë pasi ish-i dashuri i saj, Romeo Veshaj u hodh në krahët e modeles Beniada Nishani.

 

Romeo përqafoi Beniadën kur doli nga shtëpia e Big Brother VIP, disa momente pasi zëvendësoi binjakun e tij, Donald Veshaj. Për Aleksën, të shohë njeriun për të cilin vetëm pak javë më parë tregonte se e donte shumë të përqafojë një tjetër vajzë, nuk do të ketë qenë e lehtë… Dyshja tashmë i kanë dhënë fund marrëdhënies dhe aktori e ka shprehur hapur pëlqimin për modelen Nishani.

 

Vajza e Niko Peleshit, Aleksia është tashmë një ndër personazhet më të diskutuar në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja e saj e dashurisë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Disa javë më parë, çifti u përfol se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Mirëpo, duket se e vërteta është ndryshe.

 

Ka qenë pikërisht, Aleksia, ajo që ka postuar pak më parë në Instagram një foto, ku shfaqet shumë seksi, e veshur me të bardha. “E komplikuar”, ka shkruar ajo krahas imazhit, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj e dashurisë aktualisht është e komplikuar. Nga ana tjetër, komentet kanë qenë të shumta, duke shpresuar që ndarja mes çiftit të mos jetë e vërtetë.

 

Disa kohë më parë, Aleksia Peleshi ka rrëfyer në një intervistë një ngjarje jo të këndëshme që i ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në Spanjë ku ka kryes studimet. Në emisionin ‘Glamour Zone’ në Ora Neës ka treguar se gjatë shëtitjes së saj në rrugët e Spanjës një qytetar nga Maroku e kishte prekur. 19-vjeçarja tregon se i kishte gjuajtur dhe më pas djali i ishte kundërpërgjigjur duke e goditur me telefonin e tij duke i çarë kokën.

 

PJESË NGA INTERVISTA: Ester Bylyku: Cila është historia më e çuditshme që ke në Spanjë? Diçka që të ka ndodhur atje. Aleksia Peleshi: Isha duke ecur njëherë në rrugë dhe një maroken më preku. Unë kthehem dhe i gjuaj. Ai me telefonin e tij më godet në kokë, dhe më çau kokën, më doli gjak. Pastaj iku me vrap.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...