RESHJE SHIU DHE STUHI NË GJITHË VENDIN, DERI KUR DO TË VAZHDOJË MOTI I PAQËNDRUESHËM?

Pas ditës së djeshme me mot me diell, por me temperatura shumë të ulëta sot janë rikthyer reshjet e shiut që do të jenë në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin.

Kjo pasdite e ka gjetur të gjithë vendin në kushte të motit të keq.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e premte vendi do të jetë nën ndikimit e motit të paqëndrueshëm. Rreshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Dëbora për shkak të rënies së temperaturave do të përfshijë edhe lartësi deri kodrinore më e theksuar në veri. Ndërsa, ditën e shtunë do të kemi përsëri një mot të ftohtë dhe me reshje të dendura shiu.

Pritet që situata të përmirësohet të dielën, duke vazhduar edhe me javën që vjen.

TE TJERA

spot_img