“Meriton të quhet Lulzim bo…” Berisha ‘pagëzon’ Bashën me emrin e ri

Gjatë homazheve që bëri sot në shtatoren e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti fjalim te Qyteti Studenti me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.

 

Ai komentoi gjithashtu situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, duke thënë se kryetari aktual meriton të quhet “Lulzim Boshi”.

 

“Në këto 8 vite, demokratët derdhën sakrifica. Por ata kaluan nga një humbje në humbje tjetër, jo për shkak të tyre, por për shkak të një njeriu që pas 8 vitesh meriton të quhet, as pak e as më shumë se Lulzim Boshi dhe pengkryetari”,-tha Berisha.

TE TJERA

spot_img