“Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet” Reshjet e dendura të shiut

Duke nisur nga pasditja e sotme dhe deri ditën e shtunë, parashikohen reshje të dendura shiu.

Për pasojë disa zona të vendit mund të rrezikojnë përmbytjen.

Parashikimi vjen nga IGJEUM, sipas të cilit reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin, por do të vërehet një intesitet më i lartë në qarkun e Vlorës, ku është rritur rreziku për përmbytje për shkak të fryrjes së lumit Vjosa.

Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

NJOFTIMI I IGJEUM

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

——————————————————

Sipas llogaritjeve të IGJEO, gjatë ditës së sotme (e enjte, dt.09) priten reshje me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë territorin. Në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Reshjet priten të dobësohen ditën e nesërme. Ndërsa në fundjavë (e shtunë, dt. 11 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit.

Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021.

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës dhe mesatare në të gjithë qarqet e tjerë. Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet pritet të arrijnë lokalisht deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 12 °C

në vendet e ulëta: 7 / 11 °C

në vendet malore: 2 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...