HYRJELAJMESHOWBIZTë ka lali shpirt”/ Mandi Nishtullës: Burri i Silvës do më nxjerrë...

Të ka lali shpirt”/ Mandi Nishtullës: Burri i Silvës do më nxjerrë vajzat në rrugë, ku humbën 60%? (VIDEO)

Mbrëmja e së hënës në D-Night, në RTV Ora, kishte ekskluzivitetin nga Mandi Nishtulla, një këngëtar shumë i njohur në fushën e muzikës tallava.

Deklaratat që ai dha për night show-n nën drejtimin e Dajana Shabanit ishin shumë të forta e tepër prekëse.

Të gjithë e kemi dëgjuar këngën “Të ka Lali shpirt” saqë për vite me rradhë është akoma hit dhe i reziston kohës, por “borxhet” ende nuk janë shlyer.

Mandi Nishtullës tha se Silva Gunbardhi është një gënjeshtare dhe se lekët e fituara nga kënga i ka marrë të gjitha ajo.

Dajana: “E ke parë Silvën tek Expuls?” Mandi: “E kam parë dhe çdo gjë që ajo ka thënë aty janë gënjeshtra dhe vazhdon akoma të gënjejë.

Madje sot, 30 minuta përpara se të futesha në program, orkestruesi i këngës Alfred Sula më tha se Silva të ka fajësuar. 40% i merr Alfredi dhe kjo dihet, po 60% ku shkuan?

Unë nuk e kam problemin te paratë, por më vjen inat dhe nuk ia jap sepse më ka bërë padrejtësi.

Unë i besova asaj, e kam futur brenda në shtëpi dhe këtë gjë e dinë të gjithë fansat e mi dhe ia kamë lënë fëmijët e mi në krahë dhe sot burri saj më merr në telefon e më ofendon vajzat e mia të rritura se do të t’ i nxjerr në rrugë”.

TE TJERA

spot_img