Shokon Sali Berisha, zbulon një emër të tjetër të Lulzim Bashës: Lulzim bo…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha “për humbjet një pas një të PD” në zgjedhje.

“Në këto 8 vite, PD, demokratët dhe demokratet në mbarë Shqipërinë derdhën lumenj djerse, sakrificash, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në humbjen tjetër.

Absolutisht jo për shkak të tyre por krejtësisht për shkak të njeriut që pas 8 vitesh meriton të quhet as më pak e as më shumë se “Lulzim boshi” apo peng kryetari”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Miqtë e mi, në 3 dekada, Shqipëria me gjithë kompleksitetin e vështirësitë, shënoi ndryshime në drejtimin e PD, të qeverisë së saj sa asnjë vend tjetër në Evropë dhe më gjerë.

PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje në vitin 2013 dhe doli në opozitë. Në pushtet erdhën ata që u përmbysën me votën e lirë në 22 mars të 1992. Natyrisht bijtë e tyre. Erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të 90, sapo filloi lëvizja studentore ja mbarthi në Korfuz e u kthye pasi përfundoi çdo gjë.

Në këto 8 vite, ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij, çbëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha të njëpasnjëshme jetësore të shqiptarëve.

Në këto 8 vite, koha jo vetëm që ndaloi në shumë aspekte por bëri edhe prapakthehu.

Në këto 8 vite, PD, demokratët dhe demokratet në mbarë Shqipërinë derdhën lumenj djerse, sakrificash, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në humbjen tjetër.

Absolutisht jo për shkak të tyre por krejtësisht për shkak të njeriut që pas 8 vitesh meriton të quhet as më pak e as më shumë se “Lulzim boshi” apo peng kryetari.
Në këto 8 vite, shqiptarët u larguan nga Shqipëria njëlloj si në vitin 1991.
Regjimi në pushtet vriste shpresën cdo sekondë minutë orë e ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...