“Edhe macet e lagjes time e dinë që ka bërë korrupsion”, Ngjela: Berisha rrezikon të arrestohet nga SPAK! Provat janë marrë nga CIA dhe FBI

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon që të arrestohet nëse provat për korrupsion që SHBA disponon do të çohen në SPAK.

“Basha me Saliun luftojnë për pushtet, Bashën e përkrah Amerika, por jo Berishën, e dëgjova që tha që është tradhtar, tradhtar i kujt, i Rusisë? Se atë e ka pranuar Amerika, këtu ka politikë nuk ka tradhti, janë akoma me frazat e E.Hoxhës, ça tradhtie ka këtu, ka humbur logjikën normale të të folurit.

Berisha rrezikohet deri në arrest, amerikanët i kanë ngritur akuza, ka korrupsion, këtu është pikëpyetja, provat që ka do ia japin SPAK, nëse ia kanë dhënë rrezikon arrestin”, tha Ngjela.

Ai gjithashtu tha se Sali Berisha nuk ka asnjë mënyrë për të hequr “Non Grata-n”, pasi të gjiha provat për akuzat e korrupsionit janë marrë nga FBI dhe CIA.

Ndër të tjera avokati i sigurt shton se kundrejt ish-kryeministrit rëndojnë dhe akuza të tjera.

“Janë gënjeshtra, cili është gjyqtari, shpallet gjykata po ku është? Provat i kanë marrë nga FBI dhe CIA, FBI-në do mund Saliu? Si do e mundësh ajo mban Amerikën, ajo ka sjellë provat, por që ka pasur korrupsion Saliu,

nuk diskutohet,e dinë dhe macet, si operojë SHBA lidhur me korrupsionin, mund të ketë edhe arsye të tjera, do e shikojmë nesër”, tha Ngjela gjatë një interviste për Report TV.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...