E trishtë, dy vëllezër vdesin nga virusi brenda pak orësh në…

Dy vëllezër në Greqi kanë ndërruar jetë për shkak të COVID disa orë njëri pas tjetrit. Mediat bëjnë me dije se ata ishin shtruar prej disa javësh në spitalin e Rios.

Pasditen e të hënës u nda nga jeta 64-vjeçari Spyros Tsakas ndërsa pak orë më vonë u shua edhe vëllai i tij Nikos Tsakas. Sipas mediave greke dy vëllezërit jetonin në një shtëpi dhe të dy ishin të pavaksinuar.

Ata u prekën nga COVID në të njëjtën kohë. Që në fillim mjekët e kishin vlerësuar shumë të rëndë gjendjen e vëllait të madh, por ishin optimistë se Nikos do ia dilte.

Ata do të përcillen për në banesën e fundit ditën e enjte.

TE TJERA

spot_img