Balina e akuzoi se i bëri gjyq Donaldit dhe Triksës, Sonila Meço i kthen përgjigje rëndshëm

Balina Bodinaku, e cila së bashku me Arbër Hajdarin, është opinionistja kryesore e Big Brother, mungoi në dy speklatkle për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo u zëvendësua nga gazetarja Sonila Meço edhe në një prej puntatave më të tensionuara ku u fol për trekëndëshin e bujshëm të dashurisë Donald-Bora-Beatrix.

Menjëherë pas speklaklit, Balina u shpreh se nuk i pëlqeu aspak nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist. Por si i është përgjigjur Sonila për këtë? E ftuar në “Wake up”, gazetarja tha se është qëllimi i saj si gazetare ka qenë gjithmonë që të nxisë debat, të hapë një diskutim, të zgjojë një këndvështrim dhe se kjo nuk është gjë e re.

“U konsiderua se ne bëmë gjyq publik. E para, nuk ka ne në atë program, mua as Arbana as produksioni nuk më instruktoi se ç’qëndrim duhet të mbaj. Edhe me Arbrin, jam takuar për herë të parë të martën, për herë të dytë të premten”, tha ajo.

E pyetur nëse ishte e paramenduar, Sonila tha: “Është krejtësisht naive, për dikë që nuk njeh Sonilën, nuk njeh televizionin”, tha ajo. “Unë jam mendimin tim, nuk gjykoj dhe paragjykoj, se do dilja jashtë kontureve dhe imazhit tim.

Unë nuk i gjykoj për sinqeritet, por për hierarkinë e vlerave që përfaqësojnë”, tha gazetarja, duke i dhënë kështu një përgjigje Balina Bodinakut.

Opinionistja Balina Bodinaku e ftuar sot në emisionin ‘Goca dhe gra’ foli për eksperiencën e saj në ‘Big Brother VIP’. Teksa komentonte debatin që pati me Fifin, ajo tha se ka marrë shumë ofendime dhe mallkime të ndryshme nga fansat e këngëtares. Balina shton se të gjitha këto i ka marrë parasysh që kur ka pranuar që të jetë edhe ajo pjesë e këtij reality show si një opinioniste.

Bodinaku nuk i shpëtoi dot pyetjes së kush mund ta fitojë edicionin e parë të BB VIP, ku përmendi tre emra që sipas saj, duhet të shkojnë dhe e meritojnë finalen. Balina tha emrin e Ilirit, Donaldit dhe Arjolës. Sipas saj, janë tre lojtarët më të fortë dhe mund të shkojnë në finale. Por jo vetëm kaq, pasi ajo tregoi konsideratat e saj për Beniadën, të cilën tha se e pëlqen shumë sepse është shumë reale.

“Kisha krijuar një mendim që në fillim dhe nuk është se e kam ndryshuar shumë edhe sot pas më shumë se 50 ditësh. Mendoj se Iliri, Donaldi, Arjola, mund të shkojnë në finale, janë të fortë. Beniada më pëlqen po ashtu shumë. Atë gocë e dua sepse çdo gjë te ajo është ndryshe, reale”, tha Balina.

TE TJERA

spot_img