Topalli zbulon tradhtitë që ka bërë Basha ndaj PD: Çdo kauzë që ka ngritur ka qenë e…

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka dalë kundër veprimeve të Lulzim Bashës, që sipas saj po përjashton nga partia këdo që i del kundër.

Në një intervistë për media, Topalli renditi edhe tradhtitë e Bashës, apo kauzat që ai ka lënë në mes të rrugës.

Mes tradhtive, Topalli rendit braktisjen e çadrës dhe hyrja në qeveri me Ramën, protesta te Rruga e Kombit, kauza e Teatrit, apo edhe bojkoti i zgjedhjeve.

“Ata nuk mund të dezertonin misionin e tyre. Një forcë demokratike nuk mund të përjashtojë njerëz se kritikojnë kryetarin. Një forcë demokratike nuk e shkel statutin apo të kryejë votime, siç ishte votimi i kryetarit të partisë që me zë e figurë u vërtetuan manipulimet.

Po them vetëm disa por i gjithë procesi ka qenë i pabesueshëm sepse çdo kauzë që ka ngritur ka qenë kauzë e tradhtuar. Hyri në zgjedhje, tradhtoj çadrën dhe hyri në zgjedhje me Edi Ramën.

Rruga e Kombit u tradhtua sepse familjarët e tij u strehuan në pallatin e biznesmenit që ndërtoi rrugën, kauza e teatrit u tradhtua. Tradhtoi demokratët dhe procesin zgjedhor. Një PD nuk mund të thotë kurrë nuk hyj në zgjedhje. Ajo konkurron në tregun politik”, tha Topalli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...