Shkodra ndriçohet për festat e fundvitit, ja fotot më të bukura

Muaji dhjetor është një nga muajt që kushdo i madh e i vogël e pret me shumë dëshire. Kjo e gjitha pasi siç e quajmë zakonisht është muaji I festive të fundvitit.

 

Për në qytetin e Shkodrës duket se përgatitjet sa I përket atmosferës festive janë marrë më me shume dëshire nga ana e bashkisë pasi ndryshe nga vitet e tjera në rrugët e ndryshme të qytetit e kryesisht në pedonalen “Kolë Idromeno” janë vendosur edhe zbukurimet.

 

Përpos Krishtlindjes është edhe ndërrimi i viteve që sigurisht bën ndryshimin e pamjes së çdo qyteti në botë.

Ajo që bie në sy kësaj rradhe është se në qendër të pedonales janë vendosur edhe numrat 2022 e tëra e ndricuar nga dritat vezulluese led.

 

Ndryshe nga viti i kaluar ku pema u vendos pothuajse një muaj me vonesë ketë vit çdo gjë u vendos në kohë rekord.

 

Qyteti i Shkodrës ketë vit ka dhe një pamje tjetër krysisht në rrugën “Kole Idromeno”.

 

Duket se bashkia kësaj rradhe është vënë në “punë” për të bërë të mundur që siç ndodh edhe në qytete të tjera të vendit tonë ku bie në sy Tirana dhe Korça zbukurimet edhe në Shkoder janë menduar që të jenë sa më atraktive.

 

Por fatmirsisht nuk mbaron me kaq pasi risi tjetër ketë vit që po lëm pas është që Shkodra është promovuar shumë dhe nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministrja e Shtetit per Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali etj.

 

Më poshtë ju sjellim shkrepjet më të bukura të realizuara këto ditë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TE TJERA

spot_img