Këtë periudhë, që nga data 5 tetor kemi parë situata nga më të ndryshmet në shtëpinë e Big Brother VIP.
Një situatë si duket hiç e sikletshme ka ndodhur së fundmi mes Arjolës dhe Beniadës.
Derisa po qëndronin në oborr, dyshja kanë shkëmbyer një puthje mjaft të gjatë me njëra-tjetrën.
Ndryshe, Arjola një javë më parë është përfshirë në një debat me Antonelën, ku kjo e fundit ka hedhur dyshime se mes saj dhe Atdheut të Perputhen ka pasur diçka.
Claudio është një nga personazhet e rinj në shtëpinë e Big Brother Vip. Konkurrenti duket se ka një pëlqim për një nga vajzat e shtëpisë, me të cilën është parë disa herë edhe duke flirtuar, nga momenti që u bë pjesë e lojës.
Të dielën mbrëma ai i ka kërkuar Sabianit të ndryshojnë vendet e krevatit pasi dëshiron të flejë pranë Antonelës.
Kjo e fundit e ka marrë deklaratën me sportivitet, ndërkohë është ngacmuar nga Iliri dhe Sabiani në lidhje me deklaratën e Claudios.
Claudio: Sabian bëhu gati të ndërrosh vend sonte.
Antonela: Ja e tha, prandaj do të ndërrojë vend se do të ketë komshinj te krevati.
Claudio: (Ilirit) Do ma dërrosh ti krevatin?
Antonela: Dëshiron të flejë afër meje se sapo ma tha. Afër meje, jo me mua.
Iliri: Të pëlqen Antonela ty?
Claudio: Mua? Po më pëlqen.
Antonela: Po i pëlqej si shoqe.
Sabiani: Të pëlqen si shoqe?
Iliri: Kujdes se këtu të gjithë si shoqe janë
Antonela: Mos i dëgjo
Sabiani: Kaq kanë këta afrohen pak, më shumë s’iau mban
Ndërkohë, janë vënë re edhe flirtet e para mes të dyve në orët e mbrëmjes në oborr ku, Claudio dukej pak në siklet në prani të Antonelës.
Claudio: Çfarë mund të jemi unë dhe ti?
Antonela: Si çfarë mund të jemi unë dhe ti?
Claudio: Possiamo essere aleati (Muns të jemi aleatë)?
Antonela: Aleatë për çfarë?
Claudio: Cfarë jemi ne?
Antonela: Çfarë jemi sipas teje. Shokë!
Claudio: Shokë është pak strano (e çuditshme)
Antonela: Mendoj se je i turpshëm, por duhet të ta heq turpin. Jam munduar