Përplasjet brenda PD/ “A e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen?” Ja si përgjigjet Basha

Lideri i PD Lulzim Basha ka folur sot për Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor si dhe për situatën e krijuar brenda partisë.

Ai është pyetur nëse e ka menduar për një moment dorëheqjen, nisur nga gjithë këto zhvillime.

Basha është përgjigjur se asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar dhe i ka besuar atij që t’i udhëheqë në opozitë.

Pyetja: Nga gjithë kjo situatën dhe gjithçka keni përjetuar, zoti Basha e keni menduar ndonjë çast dorëheqjen?

Lulzim Basha: Sepse është shpallur Sali Berisha ‘non grata’ ?

Pyetja: Flas në të gjithë këtë situatë apo momente…

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve përveç shpalljes së zotit Berisha “non grata”

dhe unë nuk kam asnjë arsye se pse për shkak të shpalljes së zotit Berisha “non grata” të tradhtoj besimin, të tradhtoj besimin e demokratëve, të tradhtoj besimin e shqiptarëve të cilët te Partia Demokratike shohin shpresën e vetme,

alternativën e vetme për të ardhmen, për luftën kundër korrupsionit, për luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ndarjen e politikës nga krimi, për dhënien në fund të kulturës së pa ndëshkueshmërisë dhe për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

Përkundrazi jam më i motivuar se kurrë në veçanti tani që shoh interesa që përputhen të një grushti njerëzish të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që ta mbajnë Shqipërinë plaçkë të interesave të tyre.

Nuk mund të jetë Shqipëria plaçkë e interesave të aktorëve, të dy tre aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar. 18 dhjetori ka dhe një simbolikë tjetër do të jetë dhe një moment transformues, jo thjesht për Partinë Demokratike por për Shqipërinë,

pikërisht për t’i dhënë fund këtij tranzicioni për t’i dhënë fund këtij mentaliteti të një grushti politikanësh që kanë 30 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkën e tyre dhe jo siç është dhe duhet të jetë dhe si meriton të jetë, shtëpia e çdo shqiptari me mundësi për një jetë normale, me mundësi për një jetë të mirë me mundësi për dinjitet për çdo shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...